“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave”, kryeministri malazez paralajmëron votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, duke komentuar faktin se deputetja e Partisë Popullore Demokratike (DNP) dhe deputetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që përfaqëson Malin e Zi, Maja Vukiçeviq votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në seancën e Komisionit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës, Kryeministri Milojko […]
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, duke komentuar faktin se deputetja e Partisë Popullore Demokratike (DNP) dhe deputetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që përfaqëson Malin e Zi, Maja Vukiçeviq votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në seancën e Komisionit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës, Kryeministri Milojko Spajiq tha se ishte një diskutim.
“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave dhe atëherë do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të Malit të Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi.
Të përkujtojmë se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, ndërsa përfaqësuesja malazeze Maja Vukiçeviq, nga DNP e Knezheviqit, ka votuar kundër, që bie ndesh me politikën zyrtare të Malit të Zi.