Dy të arrestuar pas një mosmarrëveshjeje në lift në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, dy të arrestuar pas një mosmarrëveshjeje në lift. Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë dje për shkak se patën një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor. Ata së bashku edhe me të dyshuarin e tretë, e kishin sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit si […]

Dy të arrestuar pas një mosmarrëveshjeje në lift në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë, dy të arrestuar pas një mosmarrëveshjeje në lift.

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë dje për shkak se patën një mosmarrëveshje në liftin e një objekti banesor. Ata së bashku edhe me të dyshuarin e tretë, e kishin sulmuar njëri-tjetrin dhe si pasojë të tre kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.