Dy vetura goditen nga plumbat qorr

Festa e Vitit të Ri sjell momente të hareshme tek familjet tona. Në natën e ndërrimit të moteve, qielli ndriçohet nga ngjyrat e ndryshme të fishekzjarreve. Por, në disa raste situata edhe mund të eskalojë me përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e qytetarëve. Si pasojë mund të ketë incidente që shpesh përfundojnë edhe […]

Dy vetura goditen nga plumbat qorr
dy-vetura-goditen-nga-plumbat-qorr

dy-vetura-goditen-nga-plumbat-qorr

Festa e Vitit të Ri sjell momente të hareshme tek familjet tona.

Në natën e ndërrimit të moteve, qielli ndriçohet nga ngjyrat e ndryshme të fishekzjarreve.

Por, në disa raste situata edhe mund të eskalojë me përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e qytetarëve.

Si pasojë mund të ketë incidente që shpesh përfundojnë edhe me të lënduar.

Dy qytetarë, njëri në Prishtinë e tjetri në Podujevë, deklaruan në polici se veturat e tyre u goditën nga plumbat qorr.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 31.12.2023 – 18:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur xhamin e veturës. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 31.12.2023 – 21:48. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij në lëvizje nga drejtim i panjohur një plumb bredharak i ka goditur veturën. Nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore”.