Edhe Sanja Llukarevska dha dorëheqje nga posti i nënkryetares së LSDM-së

Drejtoresha e Drejtorisë për të hyra publike ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në LSDM. Kjo është dorëheqja e katërt në parti pasi edhe Fatmir Bytyqi, Pero Kostadinov dhe Jovana Trençevska dhanë dorëheqje, transmeton Portalb.mk. Llukarevskai ka uruar fitoren VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë deputetëve që do të jenë në përbërjen e re parlamentare. “LSDM […]

Edhe Sanja Llukarevska dha dorëheqje nga posti i nënkryetares së LSDM-së
Sanja Llukarevska, foto: DAP

Drejtoresha e Drejtorisë për të hyra publike ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në LSDM. Kjo është dorëheqja e katërt në parti pasi edhe Fatmir Bytyqi, Pero Kostadinov dhe Jovana Trençevska dhanë dorëheqje, transmeton Portalb.mk.

Llukarevskai ka uruar fitoren VMRO-DPMNE-së dhe të gjithë deputetëve që do të jenë në përbërjen e re parlamentare.

“LSDM gjithmonë ka qenë dinjitoze për shkak të pjekurisë së lidershipit të saj për të përballuar disfatën dhe përgjegjësinë. Nuk dua të jem përjashtim. Faleminderit për besimin e treguar për nënkryetare të LSDM-së. Dhe këtë detyrë e kam kryer me respekt, me ndërgjegje, përgjegjësi dhe ndershmëri. Sigurisht, me mbështetjen e bashkëpartiakëve dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të prindërve të mi. Faleminderit është më e pakta që mund t’u them atyre. Jam krenar që 8 maji ishte festë për demokracinë. Ky ishte edhe thelbi i luftës së LSDM-së për çlirim nga shteti “i kapur”, tha Llukarevska.