Edona e ashpër me Lumbardhin, e quan ‘tucan’

Edona James si duket nuk i ka kaluar ende inati me Lumardh Salihun, fituesin e Big Brother Vip Kosova 2. Edona James ka qenë e ftuara në emisionin e mëngjesit në Kanal10, ku është pyetur për Lumbardhin për të cilin ka thënë nuk dëshiron t’i jep vëmendjen, raporton Gazeta10. “Për fituesin nuk kam fjalë, ju […]

Edona e ashpër me Lumbardhin, e quan ‘tucan’

Edona James si duket nuk i ka kaluar ende inati me Lumardh Salihun, fituesin e Big Brother Vip Kosova 2.

Edona James ka qenë e ftuara në emisionin e mëngjesit në Kanal10, ku është pyetur për Lumbardhin për të cilin ka thënë nuk dëshiron t’i jep vëmendjen, raporton Gazeta10.

“Për fituesin nuk kam fjalë, ju mendimet e mia i dini dhe nuk dua me fol për atë shumë se nuk ia dha vëmendjen më”, ka thënë ajo.

Edona insiston se Lumbardhi e ka blerë çmimin e BBVK-së.

Ajo madje atij i është drejtuar edhe si ‘tucan’.

“Ai emrin brenda e ka pas Lubmardh tucani edhe tucan është”, është shprehur ajo.

Edona ka qenë mjaftë e ashpër edhe me Kaderin të cilën sipas saj, Lumardhi e ka përdorur për t’u përlarë me të tjerët.