Eksperti i sigurisë: Muajt e ardhshëm priten tensione në veri

Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm mund të ketë tensione të reja në veri të Kosovës. Ai tha se ka provokime nga serbët. “Serbia po tenton që mes përdorimit të kartës nacionaliste, simboleve shtetërore të nxisë një gatishmëri për të kundërshtuar dhe mbledhur grupet që në moment që kanë nevojë […]

Eksperti i sigurisë: Muajt e ardhshëm priten tensione në veri
eksperti-i-sigurise:-muajt-e-ardhshem-priten-tensione-ne-veri

eksperti-i-sigurise:-muajt-e-ardhshem-priten-tensione-ne-veri


Drizan Shala, ekspert i sigurisë ka paralajmëruar se muajt e ardhshëm mund të ketë tensione të reja në veri të Kosovës.

Ai tha se ka provokime nga serbët.

“Serbia po tenton që mes përdorimit të kartës nacionaliste, simboleve shtetërore të nxisë një gatishmëri për të kundërshtuar dhe mbledhur grupet që në moment që kanë nevojë të reagojnë. Deri në muajt në vazhdim nuk pritët ndonjë tentativë për tensione përveç disa incidenteve që mund të ndodhin, muajt në vazhdim po’, thotë Shala për Front Online.

Vendimin e KFOR-it për largimin e trupave nga Zveçani, Shala e ka vlerësuar si rezultat të gjendjes së sigurisë në atë pjesë.

Ai thotë se në rast nevoje gjendjen e mëparshme e rikthen KFOR-i.

“Ky vendim është si rezultat i analizimit nga strukturat ndërkombëtare mbi gjendjen e sigurisë në veri. 10 ditë pas festës së pavarësisë së Kosovës, KFOR-i doli me këtë vendim se deri në përfundimin e kësaj date ka pasur tendenca për ndonjë sulm. Në momentin që vërehet një shtim të agresivitetit politik, KFOR-i për afro 5 ditësh e rikthen gjendjen e mëparshme” deklaroi Shala.

Misioni evropian EULEX- ka njoftuar se po patrullojnë “para dhe rreth” ndërtesës së komunës së Zveçanit por se nuk kanë prezencë të stacionuar aty.

“Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë nuk ka asnjë patrullë statike, andaj EULEX-i nuk ka prezencë të stacionuar para apo brenda lokacioneve të lartpërmendura”, kanë konfirmuar EULEX-i për “KoSSeV”.