Elshani: Mbi 4200 vetura janë konvertuar në Veri të Mitrovicës

Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri, deklaroi se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertim të targave, qytetarët serbë në veri të vendit kanë treguar interesim dhe kanë filluar me të madhe ta bëjnë konvertimin nga targat KM, GL, PR në ato RKS. “Madje edhe është shtyrë afati në bazë […]

Elshani: Mbi 4200 vetura janë konvertuar në Veri të Mitrovicës
elshani:-mbi-4200-vetura-jane-konvertuar-ne-veri-te-mitrovices

elshani:-mbi-4200-vetura-jane-konvertuar-ne-veri-te-mitrovices

Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri, deklaroi se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertim të targave, qytetarët serbë në veri të vendit kanë treguar interesim dhe kanë filluar me të madhe ta bëjnë konvertimin nga targat KM, GL, PR në ato RKS.

“Madje edhe është shtyrë afati në bazë të kërkesave të qytetarëve. Tash numri i përgjithshëm i tyre prej 1 nëntorit deri në këtë moment – në përmbyllje të procesit, është 3 mijë e 443 vetura. Nëse ia shtojmë edhe 805 që ka qenë më herët, atëherë numri i bie mbi 4 mijë e 200 vetura që janë konvertuar”, deklaroi Elshani në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Tutje ai vlerësoi se konsiderojnë që është një numër shumë i vogël i veturave tani të cilat mund të jenë në qarkullim në veri të vendit që nuk janë të konvertuar.