Është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri, digjet një pikë statike

Një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri, digjet një pikë statike. Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e […]

Është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri, digjet një pikë statike

Një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri, digjet një pikë statike.

Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.

Elshani po ashtu ka thënë se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person.

“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se askush nuk është arrestuar me atë rast.