Fabrika ku prodhohen flamujt kombëtar, pos Kosovës rriten kërkesat edhe nga Shqipëria

Po bëhet gati për 28 Nëntor. Ky flamur kuq e zi me shqiponjën dy krenare do të valoj në shtizë për festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Por, nuk është i vetmi. Janë krijuar edhe të tjerë. Krejt, kjo pasi që kërkesat për blerje janë rritur edhe më shumë shkaku i kësaj date historike për popullin […]

Fabrika ku prodhohen flamujt kombëtar, pos Kosovës rriten kërkesat edhe nga Shqipëria
fabrika-ku-prodhohen-flamujt-kombetar,-pos-kosoves-rriten-kerkesat-edhe-nga-shqiperia

fabrika-ku-prodhohen-flamujt-kombetar,-pos-kosoves-rriten-kerkesat-edhe-nga-shqiperia

Po bëhet gati për 28 Nëntor.

Ky flamur kuq e zi me shqiponjën dy krenare do të valoj në shtizë për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Por, nuk është i vetmi.

Janë krijuar edhe të tjerë.

Krejt, kjo pasi që kërkesat për blerje janë rritur edhe më shumë shkaku i kësaj date historike për popullin shqiptar.

Për procesin e punimit të flamurit kuq e zi ka folur për Front Online, Rea Loshi, përfaqësuesja e kompanisë VM3 në Prishtinë.

“Siç po shihet jemi duke e procesu prodhimin e flamurit të 28 nëntorit dhe e vërejmë që janë disa vrima që gjenden në materialin e tekstilit për shkak të ambienteve të jashtme që kur valon ky flamur me depërtu era më lehtë që mos me u prish materiali i tekstilit”, tregoi ajo.

Ajo thotë që varësisht prej kërkesave, punohen edhe përmasat e flamujve.

“Duke i marr parasysh se si i kemi kërkesat tani, më shumë për ambiente të jashtme bëhen përafërsisht të këtyre përmasave por kemi edhe flamuj të vogël në shtizë të cilat përdoren për ambiente të brendshme”, u shpreh ajo.

Ashtu si vitet e tjera, Kosova do të vishet kuq e zi për festën e 28 Nëntorit.

Kërkesa për t’i furnizuar me flamuj është rrit këto ditët e fundit.

Përfaqësuesja e kompanisë, VM3 thotë se për pak ditë kanë rreth 10 klientë të bizneseve të ndryshme.

“Për festën e 28 Nëntorit prodhimi i flamujve vetëm po vazhdon, kërkesat po shtohen duke e dit që po vetëdijesohen sa më shumë, edhe po e kanë ndjesinë krenarie që përmes flamujve me e shpreh atë. Deri më tani kemi marr kërkesa deri më 10 klientë për festat e 28 nëntorit, për prodhimin e flamujve”, ka thënë ajo për Front Online.

Kërkesa për flamuj kuq e zi, Loshi thotë që kanë pasur edhe përtej kufijve të Kosovës.

Deri tani kemi pasë kërkesa brenda shtetit, po ashtu edhe në Shqipëri”, ka thënë ajo.

Për mbulimin e kërkesave që kanë gjatë festës, Loshi thotë që janë rreth 10 punëtorë, që tre prej tyre merren me flamuj.

“Prej dhjetë punëtorëve të cilët merren me lëmi të ndryshme të prodhimit, i kemi diku 3 punëtorë që më së shumti merren me prodhimin e flamujve”, u shpreh ajo.

Në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, edhe në Kosovë organizohen aktivitete të ndryshme.

E njëri nga organizimet më atraktive të kryeqytetit “Verë n’dimër” do të hapet pikërisht më 28 Nëntor.