Fiket zjarri në banesën në Prishtinë, një zjarrfikës lëndohet në dorë

Pas tri orë intervenimi, është arritur që të shuhet zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë. E si pasojë e kësaj, një zjarrfikës është lënduar lehtë në dorë, raporton. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se reagimi i tyre ka qenë i shpejtë dhe se fatmirësisht ndërtesa nuk ka […]

Fiket zjarri në banesën në Prishtinë, një zjarrfikës lëndohet në dorë
fiket-zjarri-ne-banesen-ne-prishtine,-nje-zjarrfikes-lendohet-ne-dore

fiket-zjarri-ne-banesen-ne-prishtine,-nje-zjarrfikes-lendohet-ne-dore


Pas tri orë intervenimi, është arritur që të shuhet zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë. E si pasojë e kësaj, një zjarrfikës është lënduar lehtë në dorë, raporton.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se reagimi i tyre ka qenë i shpejtë dhe se fatmirësisht ndërtesa nuk ka qenë e banueshme. Në të kundërtën, tha se do ta kishin të vështirë.

“Në ora 9:35 jemi njoftuar për një zjarr, ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe arritja ka qenë në kohë. Është parë që zjarri nuk është lokal. Intervenimi ka qenë i shpejt. Puna edhe vullneti që e kanë treguar sot kanë arrit që të shuhet ky zjarr. E pash nuk është lëndim ai është gërvishtje në dorë nuk është për t’u shqetësuar. Nuk ka ndonjë të dhënë edhe sa i përket dëmeve materiale, janë të tjerët që bëjnë vlerësimin. Po të ishte e banueshme do të ishte më vështirë për të parandaluar”, tha Gashi.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos njërit nga pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve.

“Do të fillojnë hetimet për këtë rast, të gjitha ekipet janë mobilizuar është duke u bërë verifikimi i çdo kati që të parandalohet. Jo nuk ka dëme njerëzore, është lëndim i një zjarrfikësi”, tha Fushtica.