Flet babai i ish-luftëtarit të UÇK-së që u arrestua në Tiranë: Nuk kemi ende informacione se për çfarë u ndalua

Dilaver Goxhaj, babai i Dritanit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciales të hënën e 31 korrikut ka thënë se ende nuk ka ndonjë informacion pse u arrestua djali i tij. “U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale në Kosovë. Deri më tash nuk kanë […]

Flet babai i ish-luftëtarit të UÇK-së që u arrestua në Tiranë: Nuk kemi ende informacione se për çfarë u ndalua
flet-babai-i-ish-luftetarit-te-uck-se-qe-u-arrestua-ne-tirane:-nuk-kemi-ende-informacione-se-per-cfare-u-ndalua

flet-babai-i-ish-luftetarit-te-uck-se-qe-u-arrestua-ne-tirane:-nuk-kemi-ende-informacione-se-per-cfare-u-ndalua

Dilaver Goxhaj, babai i Dritanit, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciales të hënën e 31 korrikut ka thënë se ende nuk ka ndonjë informacion pse u arrestua djali i tij.

“U arrestua me kërkesë të Gjykatës Speciale në Kosovë. Deri më tash nuk kanë dhënë informacione”, ka thënë Goxhaj.

Në emisionin “FIVE” Goxhaj ka thënë se janë në pritje të avokatit të djalit të tij për të kuptuar më tutje për akuzat të cilat ngarkohet.

“Por nuk e dimë ende se si përse, nuk e dimë ende pse është arrestuar nga një Gjykatë e Kosovës këtu. Jo ende nuk kam kontaktuar me të, tash do të dalë avokati”, ka vijuar ai.

Ndryshe, arrestimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Gjykata Speciale të cilët kanë thënë se Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga autoritet shqiptare për arrestimin e Goxhajt, me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.