Deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona: “Nuk mundet asgjë të na ndalë”

“Nuk mundet asgjë të na ndalë”, deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona. Mbrëmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka publikuar një fotografi jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës, ku ka deklaruar se puna është duke vazhduar edhe në orët e vona. Rexhaj ka thënë se asgjë nuk mund t’i […]

Deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona: “Nuk mundet asgjë të na ndalë”

“Nuk mundet asgjë të na ndalë”, deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona.

Mbrëmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka publikuar një fotografi jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës, ku ka deklaruar se puna është duke vazhduar edhe në orët e vona.

Rexhaj ka thënë se asgjë nuk mund t’i ndalë.

“Puna në Kuvendin e Kosovës edhe në këto orë të vona po vazhdon. Nuk mundet asgjë të na ndal!” – ka shkruar Rexhaj.

Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë e deputetët ë partisë në pushtet u përfshinë në përleshje.