Franca do e ndihmojë Prokurorinë Publike të RMV-së

Bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, resurset materiale dhe personeli të Prokurorisë Publike dhe ndryshimet në Kodin Penal ishin tema të takimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski me ambasadorin e Republikës të Francës në vend Cyrille Baumgatner dhe me gjyqtarin francez Frederik Dubos, transmeton Portalb.mk. Prokuroria informoi se […]

Franca do e ndihmojë Prokurorinë Publike të RMV-së
Takimi i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski me ambasadorin e Republikës të Francës në vend Cyril Baumgartner. Foto: Prokuroria Publike e RMV-së

Bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare, resurset materiale dhe personeli të Prokurorisë Publike dhe ndryshimet në Kodin Penal ishin tema të takimit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski me ambasadorin e Republikës të Francës në vend Cyrille Baumgatner dhe me gjyqtarin francez Frederik Dubos, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria informoi se në takim u shkëmbyen informacione për procesin e digjitalizimit të Prokurorisë Publike, si dhe për reformat e ardhshme në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ambasadori Baumgartner dhe gjyqtari Dubos ofruan mbështetje për Prokurorinë Publike në kuadër të projekteve që Republika e Francës po i hap në rajon dhe të cilat do të jenë në dispozicion të institucioneve të drejtësisë së RMV-së”, theksojnë nga Prokuroria Publike.

Nga atje shtuan se u shqyrtuan mundësitë për organizimin e trajnimeve praktike specifike për prokurorët publikë të RMV-së në përgatitjen e kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare dhe përafrimin e tyre me standardet e shteteve anëtare të BE-së.