Pesë të vdekur në Gjermani pas përmbysjes së autobusit me udhëtar

Të paktën pesë persona humbën jetën në një aksident autobusi pranë Lajpcigut dhe shumë prej tyre u plagosën. Një autobus i kompanisë Flixbus ktheu djathtas në një autostradë të frekuentuar përpara se të rrotullohej anash, transmeton Portalb.mk. Autobusi me dy shoferë dhe 53 pasagjerë u largua nga Berlini dhe duhej të shkonte në Cyrih nëpërmjet […]

Pesë të vdekur në Gjermani pas përmbysjes së autobusit me udhëtar
Policia, sulm, aksident

Të paktën pesë persona humbën jetën në një aksident autobusi pranë Lajpcigut dhe shumë prej tyre u plagosën. Një autobus i kompanisë Flixbus ktheu djathtas në një autostradë të frekuentuar përpara se të rrotullohej anash, transmeton Portalb.mk.

Autobusi me dy shoferë dhe 53 pasagjerë u largua nga Berlini dhe duhej të shkonte në Cyrih nëpërmjet Nurembergut, tha kompania. Në momentin e aksidentit, ai kishte qenë në lëvizje për dy orë.

“Për momentin nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit”, njoftoi Flixbus, i cili organizon transport me autobus në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Një numër ambulancash janë në vendngjarje, ndërsa spitaleve lokale u është thënë të përgatiten për emergjencë.