Franca shtoi masat e sigurisë rreth shkollave hebraike të vendit
Rreth 35,000 nxënës në shkollat hebraike franceze rifilluan mësimin sot nën masa të forta sigurie mes një rritje të dhunës antisemite në vend, raporton ABC. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen njoftoi të dielën se që nga 7 tetori janë regjistruar 1040 akte antisemite. Në këtë kontekst, siguria e objekteve të kultit dhe shkollave hebraike është […]
Rreth 35,000 nxënës në shkollat hebraike franceze rifilluan mësimin sot nën masa të forta sigurie mes një rritje të dhunës antisemite në vend, raporton ABC. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanen njoftoi të dielën se që nga 7 tetori janë regjistruar 1040 akte antisemite.
Në këtë kontekst, siguria e objekteve të kultit dhe shkollave hebraike është forcuar: 10,000 policë dhe ushtarë janë mobilizuar për të mbrojtur 900 vende, shkolla dhe sinagoga të frekuentuara nga hebrenjtë francezë.
Në Strasburg, si në rajonin e Parisit, prindërit e intervistuar, shumica e të cilëve refuzuan të jepnin emrat e tyre folën për “frikën” që ndjejnë pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
“Ndihemi të presionuar, i shoqërojmë më shumë fëmijët tanë në shkollë, i lëmë të lëvizin vetë më pak si më parë”, tha 35-vjeçari Yael, dy fëmijët e të cilit ndjekin shkollën Akiba të Strasburgut.
“Ne nuk flasim shumë me fëmijët, që të mos ndikohen shumë, por përpiqemi të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Liora, 30 vjeç, e cila shkoi të merrte dy fëmijët e saj për pushimin e drekës nga shkolla e ruajtur nga dy pjesëtarë të forcave speciale të policisë.
Askush nuk e ka harruar sulmin e vitit 2012 në shkollën hebraike Ozar Hatora në Toulouse, kur xhihadisti Mohammed Mera vrau një mësues dhe tre nxënës.
“Shteti po bën shumë, por ne e dimë se nuk mund të bëjë gjithçka, dhe institucionet tona po investojnë shumë në sigurinë e tyre, me fonde private,” tha Ariel Goldman, presidenti i Fondit Social Hebre të Bashkuar (FSJU).