Fronti Europian demonstron synimet: Ndryshoi Kushtetutën, zgjodhi Kryeparlamentarin dhe Presidentin!

Bujar Osmani president, Ziadin Sela kryeparlamentar e Talat Xhaferi kryeministër, kështu u shfaq përbërja e kreut shtetëror në seancën konstituive të Kuvendit, të simuar nga Fronti Europian, raporton Flaka VIDEO The post Fronti Europian demonstron synimet: Ndryshoi Kushtetutën, zgjodhi Kryeparlamentarin dhe Presidentin! appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Fronti Europian demonstron synimet: Ndryshoi Kushtetutën, zgjodhi Kryeparlamentarin dhe Presidentin!

Bujar Osmani president, Ziadin Sela kryeparlamentar e Talat Xhaferi kryeministër, kështu u shfaq përbërja e kreut shtetëror në seancën konstituive të Kuvendit, të simuar nga Fronti Europian, raporton Flaka VIDEO

Në një skenë të improvizuar të kuvendit republikan, mbledhjen e hapi deputeti më i vjetër, Ali Ahemti.


Ahmeti shpalosi rendin e ditës dhe nxori në votim zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ahmeti ka zgjedhur dy zëvendës kryesues Fatima Osmanovska dhe Bejxhan Iljaz, dhe ka propozuar rendin e ditës për verifikim të mandateve të deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit si dhe deklaratën solemne të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më pas, me shumicë prej 120 deputetësh, kryeparlamentar u zgjodh deputeti Ziadin Sela.

Nën drejtimin e tij, kuvendi vijoi seancën konstituive. Sela hodhi në votim pikën e rendit të ditës, ndryshimet kushtetuese që përfshinin heqjen e 20% nga kushtetuta, inkuadrimin e pakicës bullgare dhe zgjedhjen e presidentit nga kuvendi.

Para votimit, me fjalim në foltore u paraqitën deputetët nga partitë e etnive dhe partive të ndryshme të Frontit Europian, , Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas dhe Fatima Osmanovska dhe Munir Kolashinac. Të gjithë folësit u dhanë mbështjeje ndryshimeve kushtetuese.

Pas zgjedhjes së Ziadin Selës për kryetar të Kuvendit, si pikë e tretë e rendit të ditës propozohen ndryshimet kushtetuese me çka edhe popujt bullgar, kroat, malazez, slloven, herbenj dhe egjiptian bëhen pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes votimit për ndryshim të kushtetutës me votim të 120 deputetëve.

Si pikë e katërt e rendit të ditës ishte Deklarata solemne e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pas fjalimit të Dr. Bujar Osmanit, u konstatua e mbyllur seanca e parë konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ishte kjo një seancë kuvendore e improvizuar nga Fronti Europian, me çka nis edhe fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Me këtë panoramë dhe këto kërkesa, Fronti Europian do të kërkon përkrahjen e elektoratit. Flaka Media

Lajmi në përditësim

The post Fronti Europian demonstron synimet: Ndryshoi Kushtetutën, zgjodhi Kryeparlamentarin dhe Presidentin! appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .