DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohin se dy individë të sanksionuar nga SHBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi. Nga DASH për Gazetën Express kanë thënë se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të […]

DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
dash:-jemi-te-zhgenjyer-te-shohim-dy-te-sanksionuar-te-propozuar-per-pozita-ne-qeverine-e-serbise

dash:-jemi-te-zhgenjyer-te-shohim-dy-te-sanksionuar-te-propozuar-per-pozita-ne-qeverine-e-serbise

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohin se dy individë të sanksionuar nga SHBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

Nga DASH për Gazetën Express kanë thënë se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të sanksionuarin Aleksander Vulin, mbetet i njejtë.

“SHBA s’luan asnjë rol në krijimin e qeverisë së Serbisë. Ne jemi të zhgënjyer të shohim dy individë të sanksionuar që janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për z.Vulin është i ditur Ai mbetet nën sanksionet e SHBA”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.