Gashi-Bytyqi: Shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut vendimi i Speciales për pezullim të vizitave ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurse, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi thotë për Front Online se vendimi i Speciales për pezullimin e vizitave dhe komunikimit për ish-krerët e UÇK-së ëhstë shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut. “Ky vendim është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut për arsye se nëse kjo ka ndodhë edhe këta kanë provu që përmes […]

Gashi-Bytyqi: Shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut vendimi i Speciales për pezullim të vizitave ndaj ish-krerëve të UÇK-së
gashi-bytyqi:-shkelje-e-te-drejtave-dhe-lirive-te-njeriut-vendimi-i-speciales-per-pezullim-te-vizitave-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

gashi-bytyqi:-shkelje-e-te-drejtave-dhe-lirive-te-njeriut-vendimi-i-speciales-per-pezullim-te-vizitave-ndaj-ish-krereve-te-uck-se


Kurse, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi thotë për Front Online se vendimi i Speciales për pezullimin e vizitave dhe komunikimit për ish-krerët e UÇK-së ëhstë shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Ky vendim është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut për arsye se nëse kjo ka ndodhë edhe këta kanë provu që përmes personave që i kanë vizitu për të ndikuar në procedurë atëherë Kodi Penal i Kosovës e parasheh vepër të veçantë ndikimi ose ushtrimi i ndikimit në procedurë ose pengimi i procedurës penale, por jo që t’i ndalohet sepse është shkelje flagrante dhe në atë drejtim duhet më u hetu a është arrit ai efekt apo çfarë kanë thënë, a kanë ndiku ata te dëshmitarët është vepër penale që nuk duhet t’iu vihet në barrë”, ka deklaruar avokatja Gashi-Bytyqi.

Ndërsa, e pyetur se a kanë të drejtë ankesë, Gashi-Bytyqi ka dhënë këtë përgjigje.

“Për këtë çështje avokatët e tyre kanë vëmendje dhe në kuadër të ligjeve ata bëjnë kërkesa që t’iu lejohet apo t’iu hjeket kjo masë dhe tash të shohim çfarë pasoja ka, sa janë të mbështetshme këto sepse me rastin që e ka bërë gjykata që quhen përgjime ligjore këto e tregon se janë mjaftë serioze dhe janë në dëm të liderëve tonë, por pa marrë parasysh edhe kjo duhet të vërtetohet, pra edhe njëherë po them mund të jetë pengim i procedurës nëse vërtetohet sepse kontakti me familje është elementar”, ka shtuar ajo.

Që nga viti 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë duke u mbajtur në qendrën e Paraburgimit në Hagë, nën akuzat për krime lufte, derisa janë duke u dëgjuar dëshmitarë në procesin kundër tyre./Front Online