Gashi: Pensionistët po e padisin individualisht Ministrinë e Financave dhe ministrin Murati

Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave. “Secili pensionist e ka marrë për obligim të bëjë padi kundër Ministrisë së Financave, me ministër Hekuran Murati, dhe ato padi tashmë veç janë duke u realizuar”, tha Nijazi Gashi për Front Online. Marrë parasysh […]

Gashi: Pensionistët po e padisin individualisht Ministrinë e Financave dhe ministrin Murati

Nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës njoftojnë se secili pensionist në mënyrë individuale do të ngre padi ndaj Ministrisë së Financave.

“Secili pensionist e ka marrë për obligim të bëjë padi kundër Ministrisë së Financave, me ministër Hekuran Murati, dhe ato padi tashmë veç janë duke u realizuar”, tha Nijazi Gashi për Front Online.

Marrë parasysh rritjen e çmimeve kohëve të fundit, pensionistët po konsiderojnë se pensionet janë tejet të vogla dhe se me to nuk po munden t’ia dalin.

“Me këto pensione nuk po mundemi me ja dalë kurrqysh. Askush nuk mund të ja del me 100 euro duke pasë parasysh rritjen e madhe të çmimeve kohëve të fundit. As me 200 nuk mund të ja dalë askush e lëre më me 100, veç një individ me qenë nuk mundet me i përballu obligimet me këtë pension”, tha për Front Online Nijazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës .

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.