Gërvalla: Procesi i dialogut nga Lajçaku i dështuar, pa strategji e vizion

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar. “Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK. Sipas saj, saj premtimet që i […]

Gërvalla: Procesi i dialogut nga Lajçaku i dështuar, pa strategji e vizion
gervalla:-procesi-i-dialogut-nga-lajcaku-i-deshtuar,-pa-strategji-e-vizion

gervalla:-procesi-i-dialogut-nga-lajcaku-i-deshtuar,-pa-strategji-e-vizion

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK. Sipas saj, saj premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.

Gërvalla: Masat nga BE, jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, janë jo vetëm të padrejta, por totalisht të pakuptueshme.

“Jo vetëm për në, por për një pjesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Ata nuk po dinë t’i heqin, sepse nuk po dinë se për çfarë i kanë vënë”, tha ajo.

Gërvalla: Të gjithë e dinë se kush qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur rreth vlerësimeve nga BE-ja për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjkës.

“Ka pasur vlerësime të ndryshme nga ana e institucioneve të BE-së, të cilat kanë quar në një vlerësim të gabuar të asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fakti që BE-ja, edhe pas deklaratave e rezolutave të Parlamentit Evropian, edhe pas deklaratave të ndryshme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, BE-ja si institucion pra, ajo pjesë e institucioneve të BE-së, që merret me politikën e jashtme të BE-së, konkretisht zyra e Borellit nuk kanë arritur të japin verdiktin për atë që ka ndodhur në Banjskë”, tha ajo për RTK.

Kryediplomatja kosovare, tha se Kosova do të ofrojë të gjitha faktet për të kuptuar se çka ka ndodhur në Banjskë. Sipas saj KFOR dhe EULEX i kaNë të gjitha faktet për këtë sulm terrorist.

“Në do të jemi shumë të zëshëm, kërkojmë që e vërteta të mos fshihet. Në biseda na konfirmojnë se të gjithë e dinë se kush qëndron pas sulmit terrorist në Banjskë, e din edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe shtetet anëtare të BE-së, edhe di edhe NATO, BE e EULEX”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se është tragjedi ajo që ka ndodhur në Banjskë. Ajo tha se planet e Serbisë ka qenë krejt të tjera, por maturia politike e institucioneve tona rreth asaj që ka ndodhur në Bansjkë, njëkohësisht forcave të sigurisë është bërë që të mos realizohet plani i Serbisë.