Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në një motel në Ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth 1 ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij. Siç merr vesh Sinjali, viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua. Në vendin e ngjarjes, ekipi […]

Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në një motel në Ferizaj
gjendet-i-vdekur-nje-61-vjecar-ne-nje-motel-ne-ferizaj

gjendet-i-vdekur-nje-61-vjecar-ne-nje-motel-ne-ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth 1 ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Siç merr vesh Sinjali, viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.