Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në Prizren

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka […]

Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në Prizren
gjendet-pa-shenja-jete-nje-54-vjecare-ne-prizren

gjendet-pa-shenja-jete-nje-54-vjecare-ne-prizren

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prizren.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 26.01.2024 rreth orës 05:20 është raportuar se në shtëpinë e saj, në rrugën ‘Tefik Çanga’ në Prizren, është gjet pa shenja jete një grua 54-vjeçare. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Bytyçi ka deklaruar se rasti hapet rast “Hetim I vdekjes”./Front Online