Gjermania së shpejti do të emërojë atashe rezident në Kosovë, synohet avancimi i ushtrisë

Në ambientet e kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia e pranimit të donacionit të pesë automjeteve (kamionëve shumë funksional) nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së  gjenerallejtënant Bashkim Jadshari, dhe ambasadori  i Gjermanisë në Kosovës Jorn Rohde. […]

Gjermania së shpejti do të emërojë atashe rezident në Kosovë, synohet avancimi i ushtrisë
gjermania-se-shpejti-do-te-emeroje-atashe-rezident-ne-kosove,-synohet-avancimi-i-ushtrise

gjermania-se-shpejti-do-te-emeroje-atashe-rezident-ne-kosove,-synohet-avancimi-i-ushtrise

Në ambientet e kazermës së FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia e pranimit të donacionit të pesë automjeteve (kamionëve shumë funksional) nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të pranishëm në ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së  gjenerallejtënant Bashkim Jadshari, dhe ambasadori  i Gjermanisë në Kosovës Jorn Rohde.

Për këtë aktivitet në fjalën e tij ministri Maqedonci theksoi: “Është kënaqësi dhe nder i veçantë që sot të pranoj donacionin e radhës të Republikës Federale të Gjermanisë, kamionë ushtarak të kompanisë Rheinmetall MAN, në vlerë prej 2.7 milionë euro, që do të ndikoj në ngritjen e kapacitetit logjistik dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Më tej, Maqedonci theksoi  se “mbështetja me automjete ushtarake për FSK-në është vetëm njëra nga fushat ku Gjermania kontribuon ndjeshëm për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, aiparalajmëroi se “së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet dy shteteve, dhe Gjermania do të emërojë Atashe Rezident në Kosovë, me synim avancimin e ushtrisë në nivelin e standardeve të NATO-s, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë”.

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Gjermanisë Rohde theksoi: “Dua të ritheksoj se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, posaçërisht në fushën e sigurisë. Së shpejti ne do të nënshkruajmë një MoU (Memorandum të Mirëkuptimit) dhe përmes Zv Atasheut ushtarak të Gjermanisë do të kemi përfaqësim të përhershëm në Kosovë”.

Më tej ai konkretizoi se qëllimi i këtij donacioni është të mbështesë kapacitetet fillestare të Kompanisë së Transportit të Rexhimentit të Logjistikës.

Në muajin mars të këtij viti,  Ministria e Mbrojtjes ka blerë nga buxheti i vetë 10 kamion të markës ‘Rheinmetall MAN’, të njëjtë  me këta që u dhuruan sot nga Republika Federale e Gjermanisë.