Anëtarësimi në SEPA, guvernatori i BQK-së: Aplikimi mund të jetë gati nga fundi i këtij viti

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka folur për mundësiminë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka bërë sistemin SEPA shumë të mirë që të kenë mundësi për anëtarësim edhe shtetet që nuk janë pjesë e bllokut, apo edhe që nuk janë në planin e statusit të zgjerimit. “SEPA […]

Anëtarësimi në SEPA, guvernatori i BQK-së: Aplikimi mund të jetë gati nga fundi i këtij viti
anetaresimi-ne-sepa,-guvernatori-i-bqk-se:-aplikimi-mund-te-jete-gati-nga-fundi-i-ketij-viti

anetaresimi-ne-sepa,-guvernatori-i-bqk-se:-aplikimi-mund-te-jete-gati-nga-fundi-i-ketij-viti

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka folur për mundësiminë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka bërë sistemin SEPA shumë të mirë që të kenë mundësi për anëtarësim edhe shtetet që nuk janë pjesë e bllokut, apo edhe që nuk janë në planin e statusit të zgjerimit.

“SEPA për fat të mirë nuk ndërlidhet politikisht, me anëtarësimin i bie se jemi pjesë e integrimit në sistemin e pagesave të BE-së, aty anëtarësohemi kurdo që ne i plotësojmë kushtet, Shqipëria do të jetë shteti i parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që do t’i fillojë procedurat”.

“Kjo do të hapë derën e sistemit të pagesave të Kosovës që transaksionet të kryhen njëjtë si në shtetet e BE-së, pagesat kryhen brenda disa sekondave e me kosto të ulët”.

“Në takimin e fundit që e patëm në Tiranë duket se ka intensitet të shtuar, kjo është e mirëseardhur prej nesh, një ekip i BE-së që është duke punuar me Shqipërinë, menjëherë do të punojnë me neve për aplikimin në SEPA, nëse çdo gjë shkon sipas planit në fund të këtij viti apo edhe fillim të vitit tjetër mund të aplikojmë për anëtarësim”, ka thënë Ismaili.