Gjermania shpalli Gjeorgjinë dhe Moldavinë si shtete të sigurta për të refuzuar më lehtë kërkesat për azil politik

Gjermania do ta bëjë më të lehtë refuzimin e aplikimeve për azil politik nga Gjeorgjia dhe Moldavia duke i klasifikuar ato si shtete të sigurta. Si pasojë, tani aplikimet nga këto dy shtete duhet të kalojnë nëpër një numër shumë më të madh inspektimesh dhe aplikuesit kanë më pak kohë për reagim në qoftë se […]

Gjermania shpalli Gjeorgjinë dhe Moldavinë si shtete të sigurta për të refuzuar më lehtë kërkesat për azil politik
Flamuri gjerman në Gjermani. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Gjermania do ta bëjë më të lehtë refuzimin e aplikimeve për azil politik nga Gjeorgjia dhe Moldavia duke i klasifikuar ato si shtete të sigurta. Si pasojë, tani aplikimet nga këto dy shtete duhet të kalojnë nëpër një numër shumë më të madh inspektimesh dhe aplikuesit kanë më pak kohë për reagim në qoftë se refuzohen, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

“Të dy vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Tek të dy vendet, njerëzit kryesisht nuk po përballen me persekutim politik. Kështu që ne mund ta ulim në mënyrë efektive migracionin në këtë rast, “tha Nancy Faeser, ministrja e brendshme gjermane.

Këto masa janë nxitur nga numri i madh i migrimeve të çrregullta në Gjermani, ku aplikimet për azil politik në vitin 2023 janë më shumë se gjysma e aplikimeve të vitit të kaluar dhe kalimet kufitare joligjore janë rritur për 33%. Mirëpo gjeorgjianët dhe moldavët përbëjnë vetëm 4.5% të aplikuesve dhe për më tepër këtë vit më pak se 1% e tyre janë pranuar.

Pro Asyl, një organizatë për të drejtat civile, e kritikoi vendimin, duke argumentuar se të dy vendet nuk ishin të sigurta për të gjithë.

“Në Gjeorgji, komuniteti LGBTIQ+ është nën presion dhe ata nuk mbrohen nga sulmet e dhunshme nga shteti. Shqetësuese është edhe situata për gazetarët. Në Moldavi, romët po përjashtohen dhe diskriminohen”, tha grupi në një deklaratë.