Gjuriq për foton me Radoiçiqin: S’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës

Terroristi, i dyshuari kryesor për sulmin në Banjskë Milan Radoiçiq, është takuar me Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një fotografi e takimit mes tyre u bë virale në rrjet, ku shpërthyen edhe shumë komente. Lidhur me këtë ka folur vet Gjuriq. Ai tha se nuk e ka ndërmend t’i […]

Gjuriq për foton me Radoiçiqin: S’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës
gjuriq-per-foton-me-radoiciqin:-s’i-kerkoj-falje-kurtit-e-as-svecles

gjuriq-per-foton-me-radoiciqin:-s’i-kerkoj-falje-kurtit-e-as-svecles

Terroristi, i dyshuari kryesor për sulmin në Banjskë Milan Radoiçiq, është takuar me Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fotografi e takimit mes tyre u bë virale në rrjet, ku shpërthyen edhe shumë komente.

Lidhur me këtë ka folur vet Gjuriq.

Ai tha se nuk e ka ndërmend t’i kërkoj falje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ambasadori i Serbisë në ShBA shtoi se nuk ndihet i turpëruar dhe se nuk i ka fshehur asnjëherë takimet publike.

Sipas tij, ka nisur “një fushatë negative kundër tij dhe Serbisë”./Klankosova.tv