Gjykata Themelore në Prishtinë anulon vendimin e Qeverisë për shpronësimet e tokave në Veri

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të anulojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, i cili ishte marrë në maj të vitit të kaluar. Tashmë në disa parcela janë ndërtuar baza policore, për këtë arsye qytetarët në Veri të Kosovës po ankohen për gati dy vite. […]

Gjykata Themelore në Prishtinë anulon vendimin e Qeverisë për shpronësimet e tokave në Veri
gjykata-themelore-ne-prishtine-anulon-vendimin-e-qeverise-per-shpronesimet-e-tokave-ne-veri

gjykata-themelore-ne-prishtine-anulon-vendimin-e-qeverise-per-shpronesimet-e-tokave-ne-veri

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi të anulojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, i cili ishte marrë në maj të vitit të kaluar. Tashmë në disa parcela janë ndërtuar baza policore, për këtë arsye qytetarët në Veri të Kosovës po ankohen për gati dy vite. Për ta vendimi i gjykatës, thonë avokatët, është një fitore e vogël por e rëndësishme, transmeton FrontOnline.

Qytetarët në Veri të Kosovës kanë pasur mundësinë e parë për një debat publik për shpronësimin në fillim të vitit të kaluar, ndonëse procesi i shpronësimit të tokave ka filluar shumë më herët.

“Nuk ka më jetë për ne atje poshtë nëse nuk e anuloni këtë vendim.” Dhe ju lutem, si një qenie njerëzore, thuajuni Prishtinës që ta ndalojë këtë”, u kërkoi autoriteteve Ivan Josoviq nga Leposaviqi në shkurt të vitit të kaluar.

Ata kishin frikë se pronat e tyre në fshatin Dren mund të shndërroheshin në një tjetër stacion të policisë. Në kohën e këtij diskutimi, bazat dhe postblloqet policore tashmë ekzistonin në gjashtë lokacione në Veri të Kosovës. Ata janë aty edhe sot.

Kjo është shkelja më e madhe e ligjit, thonë avokatët. Për shkak se fillimisht u konfiskua prona, në disa parcela u ndërtuan objekte dhe vetëm më pas merreshin vendime dhe shpesh qytetarët e merrnin vesh nga media se çfarë po ndodhte me pronën e tyre.

“Është e vështirë të vërtetohet se ka interes publik për ndërtimin e bazave ushtarake dhe policore në zonat thjesht serbe, ku qytetarët nuk i duan. Ata absolutisht nuk i duan në fshatrat e tyre apo në vendet e tyre ku jetojnë. Ndryshon krejtësisht mënyrën e tyre të jetesës”, thotë avokati Nebojsha Vlajiq.

Gjykata në Prishtinë konfirmoi se qeveria e Kosovës nuk e ka shpjeguar dhe argumentuar qartë vendimin për shpronësim.

“Mund të thuhet se shpronësimi ashtu siç ka qenë, me qëllim të ndërtimit të bazave policore në veri, është anuluar, prandaj është vërtetuar se ka qenë në kundërshtim me ligjin”, thotë avokati Dragutin Neneziq.

“Ky vendim është një sukses i vogël për qytetarët, pronarët e tokës së konfiskuar, por është larg fitores përfundimtare. Tani topi është sërish në fushën e Kosovës”, beson avokati Vlajiq.

Sipas vendimit të gjykatës, Qeveria e Kosovës duhet të marrë një vendim të ri. Avokatët njoftojnë se do të vazhdojnë betejën ligjore.

“Që bazat të hiqen, sigurisht që duhet të hiqen tani me këtë vendim dhe ne do ta kërkojmë patjetër”. Natyrisht, mendoj se nuk ka gjasa që ata të hiqen sepse qeveria në Kosovë nuk është absolutisht e interesuar për këtë”, ka deklaruar, avokati Neneziq.

Gjatë viteve 2022 dhe 2023, Qeveria e Kosovës shpronësoi pothuajse 140 hektarë tokë në Veri të Kosovës.

Gjykata i anuloi vendimet për dhjetë parcela kadastrale në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok./FrontOnline/