Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës

Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje. Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. “Nuk më kujtohet […]

Gjykimi ndaj Konjufcës, Lekaj thotë se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ishte hedhur gaz lotsjellës
gjykimi-ndaj-konjufces,-lekaj-thote-se-nuk-i-kujtohet-nese-ne-mbledhjen-e-kryesise-se-kuvendit-ishte-hedhur-gaz-lotsjelles

gjykimi-ndaj-konjufces,-lekaj-thote-se-nuk-i-kujtohet-nese-ne-mbledhjen-e-kryesise-se-kuvendit-ishte-hedhur-gaz-lotsjelles


Deputeti Pal Lekaj, deklaroi se nuk i kujtohet nëse në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016 ishte hedhur gaz lotsjellës dhe ishte ndërprerë ajo mbledhje.

Këtë deklarim, Lekaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Besart Mustafa në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë dhe nuk kam njohuri që është ndërprerë një mbledhje e kryesisë”, tha Lekaj.

I pyetur se a është hedhur gaz lotsjellës, Lekaj tha “Nuk më kujtohet”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lekaj edhe më pas e përsëriti që nuk i kujtohet nëse është ndërprerë mbledhja e kryesisë.

Seanca po vazhdon me elaborimin e provave materiale.