Halimi e LDK-së kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë njohje nuk e solli

Zëdhënësja e LDK, Sibel Halimi ka thënë se është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj. “Është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj”, u […]

Halimi e LDK-së kritikon Qeverinë Kurti: Asnjë njohje nuk e solli
halimi-e-ldk-se-kritikon-qeverine-kurti:-asnje-njohje-nuk-e-solli

halimi-e-ldk-se-kritikon-qeverine-kurti:-asnje-njohje-nuk-e-solli

Zëdhënësja e LDK, Sibel Halimi ka thënë se është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj.

“Është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj”, u shpreh Halimi.

Sipas saj kryeministri Kurti, në vend se të lëvizë në kahun e duhur për t’ia hequr sanksionet që i prekin drejtpërdrejt qytetarët kosovarë, ai shfaqet me krekosje!

“Në dy vite e gjysmë mandat, nuk patëm asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E ta cilësosh aplikimin për sukses është absurditet”.

Nëse i kujtojmë gafat e panumërta të zëvendëskryeministres Gërvalla në deklaratat e saj të pamatura dhe të dëmshme për vendin, atëherë mund të konkludojmë se diplomacia kosovare është në qorrsokak!