Halimi: E rrezikshme narrativa e Kuritt për “zhdukjen e opozitës”

Sibel Halimi, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se narrativa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për “zhdukjen e opozitës” është e rrezikshme për demokracinë. Ajo tha se populizmit do t’i vije fundi, duke thënë se “qytetarët do të çlirohen nga mashtrimi dhe propaganda”. ”Postulati mbi të cilin ndërtohet narrativa për ‘shuarjen […]

Halimi: E rrezikshme narrativa e Kuritt për “zhdukjen e opozitës”
halimi:-e-rrezikshme-narrativa-e-kuritt-per-“zhdukjen-e-opozites”

halimi:-e-rrezikshme-narrativa-e-kuritt-per-“zhdukjen-e-opozites”

Sibel Halimi, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se narrativa e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për “zhdukjen e opozitës” është e rrezikshme për demokracinë.

Ajo tha se populizmit do t’i vije fundi, duke thënë se “qytetarët do të çlirohen nga mashtrimi dhe propaganda”.

”Postulati mbi të cilin ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’ është e partisë në pushtet, specifikisht e Albin Kurtit. Fatkeqësisht, kësaj mendësie po i kontribojnë edhe disa akterë të tjerë në Kosovë. Qasje shumë e rrezikshme për demokracinë”.

”LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë. E popullizmit do t’i vije fundi, shuarja e të cilit do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda”, ka shkruar Halimi në Facebook.