Haliti: Albin Kurti të kërkojë falje publike ose të jap dorëheqje për mos veprimin e tij me sugjerimet e ndërkombëtarëve për dinarin

Nga opozita kanë folur për Front Online lidhur me pakënaqësitë e fundit të SHBA-së me Qeverinë aktuale. Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti pas kritikave nga SHBA-ja për Kosovën lidhur me dinarin serb ka dalur me një kërkesë për kryeministrin e Kosovës. Haliti ka thënë që Kurti duhet të kërkojë falje publike […]

Haliti: Albin Kurti të kërkojë falje publike ose të jap dorëheqje për mos veprimin e tij me sugjerimet e ndërkombëtarëve për dinarin
haliti:-albin-kurti-te-kerkoje-falje-publike-ose-te-jap-doreheqje-per-mos-veprimin-e-tij-me-sugjerimet-e-nderkombetareve-per-dinarin

haliti:-albin-kurti-te-kerkoje-falje-publike-ose-te-jap-doreheqje-per-mos-veprimin-e-tij-me-sugjerimet-e-nderkombetareve-per-dinarin


Nga opozita kanë folur për Front Online lidhur me pakënaqësitë e fundit të SHBA-së me Qeverinë aktuale.

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti pas kritikave nga SHBA-ja për Kosovën lidhur me dinarin serb ka dalur me një kërkesë për kryeministrin e Kosovës.

Haliti ka thënë që Kurti duhet të kërkojë falje publike për mos veprimin e tij me sugjerimet e ndërkombëtarëve.

Nëse nuk kërkon falje kryeministri të jap dorëheqje, thotë Haliti.

“Si pasojë e krijimit të mosbesimit me aleatin më të besueshëm e më të dashur nga gjithë Kosovarët, Kryeministri i Kosovës do duhej që publikisht të kërkonte falje për mosveprimin e tij në përputhje me sugjerimet që i janë bërë nga vendet mike, të shkarkoj disa nga përgjegjësit që kanë shkaktuar këtë situatë, dhe nëse jo, atëherë të paraqesë dorëheqje dhe vendin ta çoj në zgjedhje të reja”, ka thënë Haliti.

Deputeti Haliti thotë se Kurti nëse nuk arrin ti bindë aleatët për ndryshimin e kursit politik, pasojat do ti vuaj Kosova.

“Shansin e ka për t’i përmirësuar gabimet, për të vepruar si politikan Evropian i shekullit XXI që problemet t’i zgjedhim me dialog duke marrë parasysh interesat e Kosovës e qytetarëve të sajë. Nëse Kryeministri nuk arrin që t’i bindë aleatët tanë lidhur me ndryshimin e kursit politik, pasojat do t’i vuaj Kosova por edhe ai personalisht”, deklaroi Haliti.