Haliti: Kushdo që kreu vrasjet e pasluftës për ta kompromentuar UÇK-në, dora iu thaftë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se nuk e di kush i ka bërë vrasjet e pasluftës, por ka thënë se ka qenë një fushatë e egër që këto vrasje t’ia […]

Haliti: Kushdo që kreu vrasjet e pasluftës për ta kompromentuar UÇK-në, dora iu thaftë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në.

Haliti në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka thënë se nuk e di kush i ka bërë vrasjet e pasluftës, por ka thënë se ka qenë një fushatë e egër që këto vrasje t’ia faturojnë UÇK-së, me qëllim të dëmtimit të saj.

“Për të thënë se kush ia vra, duhet të paktën një rast me dijt dhe kush do që i ka vra nëse e ka pasur me qëllim me kompromentuar UÇK-në, dora ju thaftë.

Vrasjet e pas luftës iu kanë faturë UÇK-së edhe sot po i faturohen. Unë mendojë që është gjynah me thënë kështu, ka tulifar budallai, ka hakmarrje personale, familjare, por s’mundesh me përjashtuar që edhe njerëz që kanë qenë në UÇK kanë vrarë dikë në shenj hakmarrje”, është shprehur Haliti.