Bastisje në Çashkë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për ryshfet gjatë zgjedhjeve

Sot në ora 15:20, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në SPB Veles kanë arrestuar dy persona nga Çashka, të cilët dyshohen për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në banesat e tyre është bërë bastisje dhe janë gjetur pistoleta të ndryshme, plumba dhe para. MPB-ja njoftoi se ndaj tyre do të ngritet padi përkatëse, transmeton Portalb.mk. […]

Bastisje në Çashkë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për ryshfet gjatë zgjedhjeve
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sot në ora 15:20, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në SPB Veles kanë arrestuar dy persona nga Çashka, të cilët dyshohen për ryshfet gjatë zgjedhjeve. Në banesat e tyre është bërë bastisje dhe janë gjetur pistoleta të ndryshme, plumba dhe para. MPB-ja njoftoi se ndaj tyre do të ngritet padi përkatëse, transmeton Portalb.mk.

“Sot (06.05.2024) në ora 15:20, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në SPB Veles kanë ndaluar I.I (52) nga fshati Melnicë, komuna Çashkë. Gjatë gjatë në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për shkak të dyshimit për veprën penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 i Kodit Penal, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Zastava” me dy korniza, 58 plumba të gjitha pa leje, si dhe një kopje e shqyrtimit të votuesve në vendvotimin në Çashkë. I.I është arrestuar dhe sjellë në Stacion Policor, është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi përkatëse”, thonë nga MBP.

Gjithashtu sot në orën 17:00 nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminale në SPB Veles është ndaluar A.Ç (50) poashtu nga fshati Melnicë, komuna Çashkë.

“Gjatë bastisjes së banesës së tij me urdhër të Gjykatës Themelore Veles për shkak të dyshimit për veprën penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 i Kodit Penal, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Walter” me, një “Zasava, një pistoletë “Bul” me një kornizë, 139 fishekë, një telefon celular, 986.670 denarë në prerje të ndryshme dhe 2.325 euro në prerje të ndryshme. A.Ç është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562. Në bazë të rezultateve të fundit, dallimi mes Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit ishte mbi 37 mijë vota, ndërsa mes Siljana Davkovës dhe Stevo Pendarovskit ishte mbi 182 mijë vota.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.