Haliti: Të gjitha vendet e Ballkanit janë përballur me raporte të tilla të DASH-it, por ne s’jemi përballur kurrë me vetveten

Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa foli në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për raportin kritik të Departamentit amerikane të Shtetit dhe atë të Freedom House për Kosovën. “Por nuk jemi përballur asnjëherë me vetveten”, theksoi Haliti. “Nuk […]

Haliti: Të gjitha vendet e Ballkanit janë përballur me raporte të tilla të DASH-it, por ne s’jemi përballur kurrë me vetveten

Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa foli në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për raportin kritik të Departamentit amerikane të Shtetit dhe atë të Freedom House për Kosovën.

“Por nuk jemi përballur asnjëherë me vetveten”, theksoi Haliti. “Nuk kemi diskutuar asnjëherë se a kemi përnjëmend korrupsion në Kosovë, apo nuk kemi. Jemi vërtetë aq të pastër ne krahasuar me këto vendet tjera që i kemi përreth, ose që qeveritë tona kanë qenë të gjitha të pastra, siç po diskutohet këtu dhe edhe kjo është shumë e pastër dhe pa pikën e korrupsionit?”, pyeti ai.

“Mendoj që ne do të duhej vërtetë të diskutonim, jo për elektoratin, jo për ta bindur njëri-tjtetrin se kush është më i korruptuar ose kush ka qenë më i korruptuar, por të diskutojmë se si raporti i DASH-it dhe raporti i Freedom House vitin e ardhshëm të mos jetë kështu”, tha Haliti.

Ky raport, Haliti tha se “është për këtë qeverisje”, duke shtuar se “për qeverisjet e kaluara ka pasur edhe raporte të ngjashme”.

“Asnjëherë deri sot nuk jemi përballë me këtë fenomen”, tha ai.

Më tej, iu drejtua Qeverisë.

“Kam pa edhe njerëz të sëmurë që keni bë filma me kamera e me televizione. Pasi që i keni arrestu, i keni kthy edhe një herë për me i qitë në televizor. Pra, filma s’dojmë me bë. Duhet me vepru, dhe ju s’keni vepru”.