Haradinaj nesër bën homazhe në Prekaz

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në Prekaz. Sipas një njoftimi, Haradinaj do të vizitoj familjen Jashari rreth orës 11:30, ku pas kësaj, në ora 12:00 do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Gjithashtu kanë njoftuar se pasdite, […]

Haradinaj nesër bën homazhe në Prekaz
haradinaj-neser-ben-homazhe-ne-prekaz

haradinaj-neser-ben-homazhe-ne-prekaz

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në Prekaz.

Sipas një njoftimi, Haradinaj do të vizitoj familjen Jashari rreth orës 11:30, ku pas kësaj, në ora 12:00 do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Gjithashtu kanë njoftuar se pasdite, do të zyrtarizohet marrëveshja me partnerin e ri në koalicionin me AAK dhe Nisma.

Njoftimi i plotë:

Nesër, më datë 16 shkurt, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon aktivitete sipas kësaj agjende;

11:30 – Vizitë në Familjen Jashari, në Prekaz;

12:00 – Homazhe në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;

Në ora 15:00, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), koalicioni AAK-Nisma, zyrtarizojnë marrëveshjen politike me partnerin e ri që do t’i bashkohet listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të ketë konferencë shtypi nga dy liderët e koalicionit, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.