Haradinaj për mocionin për shkarkimin e Kurtit: Kolegë opozitarë ku e keni problemin?

Mocioni për shkarkimin e Kurtit, Haradinaj: Kolegë opozitarë ku e keni problemin? Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme, ka pyetur PDK-në dhe LDK-në, se pse nuk po e përkrahin mocionin e mosbesimit që është nisur nga AAK. “Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi le të më tregojnë ata […]

Haradinaj për mocionin për shkarkimin e Kurtit: Kolegë opozitarë ku e keni problemin?

Mocioni për shkarkimin e Kurtit, Haradinaj: Kolegë opozitarë ku e keni problemin?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme, ka pyetur PDK-në dhe LDK-në, se pse nuk po e përkrahin mocionin e mosbesimit që është nisur nga AAK.

“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi le të më tregojnë ata që po hezitojnë? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? A është e vërtetë që kemi humbur besimin e institucioneve euroatlantike, a është e vërtetë që kanë filluar ndëshkimet dhe a është e vërtetë që jemi duke u dobësuar?

Pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur te opozita ju lutem, ku e keni problemin kolegë opozitarë, PDK dhe LDK? Pse po mendoni ende se kush përfiton nga mocion? Vetëm një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë”, ka thënë Haradinaj.