Haradinaj takohet me Malajn: Shqipëria ka qenë mbështetëse e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn. Haradinaj, theksoi se me Malajn kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sfidat e Kosovës që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike. “Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj […]

Haradinaj takohet me Malajn: Shqipëria ka qenë mbështetëse e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë
haradinaj-takohet-me-malajn:-shqiperia-ka-qene-mbeshtetese-e-kosoves-ne-te-gjitha-fazat-e-lirise

haradinaj-takohet-me-malajn:-shqiperia-ka-qene-mbeshtetese-e-kosoves-ne-te-gjitha-fazat-e-lirise

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Haradinaj, theksoi se me Malajn kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sfidat e Kosovës që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.

“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike. Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”, shkroi Haradinaj.