Haradinaj thotë se qeveria është vonuar për “Javelin”: Kjo ka qenë e dakorduar më 2018

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kërkesës së Kosovës për të porositur raketa anti-tank “Javelin” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haradinaj tha se lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite, pasi sipas tij, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, […]

Haradinaj thotë se qeveria është vonuar për “Javelin”: Kjo ka qenë e dakorduar më 2018
haradinaj-thote-se-qeveria-eshte-vonuar-per-“javelin”:-kjo-ka-qene-e-dakorduar-me-2018

haradinaj-thote-se-qeveria-eshte-vonuar-per-“javelin”:-kjo-ka-qene-e-dakorduar-me-2018

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kërkesës së Kosovës për të porositur raketa anti-tank “Javelin” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj tha se lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite, pasi sipas tij, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat “Javelin”.

“Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në”, shkroi Haradinaj.

Sot, Kosova ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen e raketave anti-tank në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha në Klan Kosova se sasia e tyre do të varet prej nevojave./Front Online