Haradinaj thotë se vendi është në rrezik, kërkon mbështetje për mocionin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së Qeverisë aktuale. Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Ai shtoi se dëmi që po i […]

Haradinaj thotë se vendi është në rrezik, kërkon mbështetje për mocionin
haradinaj-thote-se-vendi-eshte-ne-rrezik,-kerkon-mbeshtetje-per-mocionin

haradinaj-thote-se-vendi-eshte-ne-rrezik,-kerkon-mbeshtetje-per-mocionin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova është në një gjendje të rrezikshme, për shkak të mënyrës së qeverisjes së Qeverisë aktuale.

Këto komente ai i bëri në fillim të takimit me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Ai shtoi se dëmi që po i shkaktohet vendit është i madh, prandaj edhe kanë propozuar mocion mosbesimi. Për këtë ai edhe një herë ka bërë thirrje që propozimi i tyre të ketë mbështetje, raporton EO.

“Ne të gjithë e dimë që situata politike është e vështirë. Kosova është në një krizë të rrezikshme. Mënyra e qeverisjen po e dëmton substancën kush jemi ne”.“Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën, e ka sjell në një situatë të rrezikshme. Ne i kemi propozuar Parlamentit një opsion për me ndryshuar gjendjen, çdo mekanizëm i ka instrumentet e veta”.

“Mocioni i mosbesimit, para se populli me reaguar kundër diçka të rrezikshme duhet te reagojnë përfaqësuesit e popullit”.“Rreziku na detyron me shkuar në mocion mosbesimi. Besojmë shumë që në një moment të caktuar, mocioni i mosbesimit kryen punë”.