Haradinaj uron Bullgarinë në Ditën e Çlirimit: Bullgaria ka ofruar përkrahje të pakursyer për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Bullgarinë me rastin e Ditës së Çlirimit. Haradinaj ka thënë se Bullgaria në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese. “Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë janë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. […]

Haradinaj uron Bullgarinë në Ditën e Çlirimit: Bullgaria ka ofruar përkrahje të pakursyer për Kosovën
haradinaj-uron-bullgarine-ne-diten-e-clirimit:-bullgaria-ka-ofruar-perkrahje-te-pakursyer-per-kosoven

haradinaj-uron-bullgarine-ne-diten-e-clirimit:-bullgaria-ka-ofruar-perkrahje-te-pakursyer-per-kosoven

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Bullgarinë me rastin e Ditës së Çlirimit.

Haradinaj ka thënë se Bullgaria në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë janë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s.

“Sot, në Prishtinë, festuam Ditën e Çlirimit të Bullgarisë. Me këtë rast, Ambasadorit z. Hristo Gudjev, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi për popullin bullgar, me shpresë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, është shprehur Haradinaj.