Haradinaj uron Ditën e Çlirimit: Mirënjohës përjetë UÇK-së dhe NATO-s të udhëhequr nga ShBA-të

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën për ditën e çlirimit. Në këtë ditë, ai me anë të postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje ndaj UÇK-së, NATO-s dhe SHBA-së. Ai ka shkruar se për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në […]

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit: Mirënjohës përjetë UÇK-së dhe NATO-s të udhëhequr nga ShBA-të

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën për ditën e çlirimit. Në këtë ditë, ai me anë të postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje ndaj UÇK-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Ai ka shkruar se për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore.

“Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Kosovë, urime Dita e Çlirimit!

Të përulur përjetësisht, kujtojmë e nderojmë rrugën e gjatë dhe përpjekjet e mundimshme të shqiptarëve në të gjitha periudhat historike që kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këto 24 vjet në liri, Kosova është ndërtuar e është zhvilluar jashtëzakonisht shumë, ndoshta më shumë se secili vend në rajon për të njëjtën periudhë kohore. Kosova ka ndërtuar gjithçka nga fillimi, e sot jemi shtet që njihemi ndërkombëtarisht, një vend për të cilin ka njohuri e gjithë bota.

Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.

Ta gëzojmë këtë liri, ta njohim vlerën e saj dhe të vazhdojmë në ndërtimin e të ardhmes sa më të mirë!