Haziri kujton koalicionin LDK-PDK: Ishte gabim ndërrimi i Thaçit me Veselin, kjo solli politikë të re

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kalimi i lidershipit në Partinë Demokratike të Kosovës nga Hashim Thaçi te Kadri Veseli kishte sjellë “një politikë të re”. Haziri të mërkurën në T7 foli për koalicionin e dikurshëm LDK-PDK dhe kohën kur, sipas tij, mund të ndodhte liberalizimi i vizave dhe mund […]

Haziri kujton koalicionin LDK-PDK: Ishte gabim ndërrimi i Thaçit me Veselin, kjo solli politikë të re
haziri-kujton-koalicionin-ldk-pdk:-ishte-gabim-nderrimi-i-thacit-me-veselin,-kjo-solli-politike-te-re

haziri-kujton-koalicionin-ldk-pdk:-ishte-gabim-nderrimi-i-thacit-me-veselin,-kjo-solli-politike-te-re

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kalimi i lidershipit në Partinë Demokratike të Kosovës nga Hashim Thaçi te Kadri Veseli kishte sjellë “një politikë të re”.

Haziri të mërkurën në T7 foli për koalicionin e dikurshëm LDK-PDK dhe kohën kur, sipas tij, mund të ndodhte liberalizimi i vizave dhe mund të bëheshin hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO.

Por problemi, Haziri tha se ishte se “Kosova u atakua me gaz”, duke iu referuar aksioneve opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje që tash është në pushtet.

“Mandej gabimi i PDK-së realisht… ndërrimi i z. Thaçi me z. Veseli në lidershipin e PDK-së në atë kohë, solli edhe politikë të re”, tha Haziri.

“Më të mirë?”, u pyet.

“Jo. Krijuam mosbesim në kaolicion LDK-PDK. Mosbesimi edhe ashtu ka qenë, por erdhi prapë, doli prioritet para agendës”, tha Haziri.

Ai tha se kishte komunikim të mirë dhe pa probleme mes ish-kryeministrave Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa gjatë qeverisjes LDK-PDK.

“Ka qenë komunikues, bashkëpunues, pa asnjë lloj problemi”, ishte përshkrimi i tij për këtë raport.