Haziri: Kurti po kërkon shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe, i ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri derisa ka folur për takimin e 14 shtatorit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka thënë se dialogu po duket kafshatë që kryeministri Kurti s’po mund ta kapërdijë. “Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti. Tani obligimet ndërkombëtare të Kosovës nuk është mirë […]

Haziri: Kurti po kërkon shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe, i ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së
haziri:-kurti-po-kerkon-shpetimin-e-marreveshjes-se-tij-te-keqe,-i-ka-dhene-te-drejte-te-plote-ldk-se

haziri:-kurti-po-kerkon-shpetimin-e-marreveshjes-se-tij-te-keqe,-i-ka-dhene-te-drejte-te-plote-ldk-se

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri derisa ka folur për takimin e 14 shtatorit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka thënë se dialogu po duket kafshatë që kryeministri Kurti s’po mund ta kapërdijë.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti. Tani obligimet ndërkombëtare të Kosovës nuk është mirë që të diskutohen. Ato merren si përgjegjësi. Z. Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtet. I ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së dhe partnerëve të tjerë për marrëveshjet e kaluara, të cilat kanë qenë e keqja më e vogël e mundshme që ka mund të ndodhë”, është shprehur Haziri, për Front Online.

Ai, ka kërkuar që të riparohen marrëdhëniet me vendet të cilat tashmë janë dëmtuar.

“Në këtë situatë, duhet të riparohen marrëdhëniet, të cilat janë të dëmtuara edhe me BE-në, NATO-n, Shtëpinë e Bardhë dhe raportet jashtëzakonisht të tensionuara me Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari Haziri.