Heqja e vizave për serbët e Kosovës: Qeveria e Kosovës kërkon nga vendet e BE-së të refuzojnë propozimin e KE-së

Qeveria e Kosovës kërkon nga vendet e BE-së që të refuzojnë propozimin e Komisionit Evropian për të lejuar qytetarët serbë të cilët bartin pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë për serbët e Kosovës për të udhëtuar në BE, shkruan Politiko, transmeton FrontOnline. Rregullorja e BE-së u lejon mbajtësve të pasaportave nga 61 vende […]

Heqja e vizave për serbët e Kosovës: Qeveria e Kosovës kërkon nga vendet e BE-së të refuzojnë propozimin e KE-së
heqja-e-vizave-per-serbet-e-kosoves:-qeveria-e-kosoves-kerkon-nga-vendet-e-be-se-te-refuzojne-propozimin-e-ke-se

heqja-e-vizave-per-serbet-e-kosoves:-qeveria-e-kosoves-kerkon-nga-vendet-e-be-se-te-refuzojne-propozimin-e-ke-se

Qeveria e Kosovës kërkon nga vendet e BE-së që të refuzojnë propozimin e Komisionit Evropian për të lejuar qytetarët serbë të cilët bartin pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë për serbët e Kosovës për të udhëtuar në BE, shkruan Politiko, transmeton FrontOnline.

Rregullorja e BE-së u lejon mbajtësve të pasaportave nga 61 vende të udhëtojnë në BE pa viza dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë.

Përfshihen pasaportat serbe, përveç pasaportave të lëshuara për serbët e Kosovës nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Komisioni Europian propozoi lejimin e qytetarëve serb të Kosovës të udhëtojnë pa viza.

Kosova u ankua, në një letër të parë nga Antoinette Rousi e Politico, se propozimi “është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet e sovranitetit, integritetit ligjor dhe përpjekjeve të vazhdueshme për normalizim”.

Më 16 nëntor, Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për BE-në për banorët e Kosovës, mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, por Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian ende nuk janë komentuar për këtë propozim./FrontOnline/