Hetimet për sulmin në Banjskë, Tahiri: Po me befason SHBA-ja, se BE-së i duhen muaj të tërë derisa merr vendim

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka konsideruar irrituese retorikën e partnerëve ndërkombëtar rreth zhvillimit të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit. Ajo ka kritikuar edhe mosndëshkimin e Serbisë pas këtij sulmi. “Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit […]

Hetimet për sulmin në Banjskë, Tahiri: Po me befason SHBA-ja, se BE-së i duhen muaj të tërë derisa merr vendim
hetimet-per-sulmin-ne-banjske,-tahiri:-po-me-befason-shba-ja,-se-be-se-i-duhen-muaj-te-tere-derisa-merr-vendim

hetimet-per-sulmin-ne-banjske,-tahiri:-po-me-befason-shba-ja,-se-be-se-i-duhen-muaj-te-tere-derisa-merr-vendim

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka konsideruar irrituese retorikën e partnerëve ndërkombëtar rreth zhvillimit të hetimeve për sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit.

Ajo ka kritikuar edhe mosndëshkimin e Serbisë pas këtij sulmi.

“Po vazhdon retorika irrituese e partnereve nderkombetar rreth hetimeve te rastit te Banjskes nderkohe qe Serbia ende nuk u ndeshkua! E pakuptimte kjo zvarritje perkunder avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjences artificiale! Po me befason SHBA-ja – sa per BE i duhen muaj te tera derisa merr vendim ne mungese te unitetit ne politiken e jashtme! Kjo nuk eshte vetem irrituese por edhe e rrezikshme…”, ka thënë ajo.

Në sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.