Hidrocentralet në Lumbardh: Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për “Kelkos”, lë në fuqi atë të Apelit që i dha të drejtë kompanisë

Gjykata Kushtetuese ka dalë me aktgjykim lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për rastin e kompanisë “Kelkos”, për hidrocentralet në Deçan. Kushtetuesja e ka rrëzuar vendimin e Supremes, me të cilin kjo gjykatë i kishte pezulluar lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh. Në Aktgjykimin e Kushtetueses, thuhet se deri në vendimarrjen e […]

Hidrocentralet në Lumbardh: Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për “Kelkos”, lë në fuqi atë të Apelit që i dha të drejtë kompanisë
hidrocentralet-ne-lumbardh:-kushtetuesja-rrezon-vendimin-e-supremes-per-“kelkos”,-le-ne-fuqi-ate-te-apelit-qe-i-dha-te-drejte-kompanise

hidrocentralet-ne-lumbardh:-kushtetuesja-rrezon-vendimin-e-supremes-per-“kelkos”,-le-ne-fuqi-ate-te-apelit-qe-i-dha-te-drejte-kompanise

Gjykata Kushtetuese ka dalë me aktgjykim lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për rastin e kompanisë “Kelkos”, për hidrocentralet në Deçan. Kushtetuesja e ka rrëzuar vendimin e Supremes, me të cilin kjo gjykatë i kishte pezulluar lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Në Aktgjykimin e Kushtetueses, thuhet se deri në vendimarrjen e Supremes, mbetet në fuqi mbetet Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, e cila i kishte dhënë të drejtë kompanisë “KELKOS”, duke refuzuar kërkesën për pezullim të përkohshëm të lejeve dhe licencave të KelKos Energy të lëshuara nga MMPHI dhe ZRrE.

Sipas Kushtetueses, Aktgjykimi i Supremes, “është nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të mungesës së vendimit të arsyetuar gjyqësor dhe interpretimit dhe zbatimit arbitrar të ligjit, duke e kthyer rastin për rishqyrtim në Gjykatën Supreme.”

“Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykimin e publikuar, deri në vendimmarrjen e Gjykatës Supreme, në fuqi mbetet Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, i cili ka refuzuar kërkesën e palëve paditësepër pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Gjykata në fund theksoi se, Aktgjykimi i saj është nxjerrë vetëm përkitazi me procedurën për pezullimin/shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara të Ministrisë përgjegjëse derisa gjykatat e rregullta të vendosin lidhur me meritat e padisë. Çështja e ligjshmërisë së vendimeve të lartcekura është në shqyrtim para gjykatave të rregullta dhe Aktgjykimi I Gjykatës në këtë rast në asnjë mënyrë nuk paragjykon vendimmarrjen e tyre lidhur me meritat e padisë ndaj vendimeve të kontestuara të Ministrisë përkatëse dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë”, thuhet në njoftim.