Hoti: Intervista e Lajçak tregon ku është katandisur Kosova, Marrëveshja e Brukselit nuk siguron njohje reciproke

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas intervistës me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se kjo intervistë tregon se ku është katandisur Kosova, teksa […]

Hoti: Intervista e Lajçak tregon ku është katandisur Kosova, Marrëveshja e Brukselit nuk siguron njohje reciproke
hoti:-intervista-e-lajcak-tregon-ku-eshte-katandisur-kosova,-marreveshja-e-brukselit-nuk-siguron-njohje-reciproke

hoti:-intervista-e-lajcak-tregon-ku-eshte-katandisur-kosova,-marreveshja-e-brukselit-nuk-siguron-njohje-reciproke

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas intervistës me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se kjo intervistë tregon se ku është katandisur Kosova, teksa sipas tij, tash e tri vite nën qeverisjen e Albin Kurti, nuk ka transparencë në procesin e dialogut.

Ai më tej ngre alarmin se marrëveshja e arritur në Bruksel vitin e shkuar dhe aneksi i zbatimit në Ohër, nuk sigurojnë njohje reciproke.

“Lexojeni intervistën e ndërmjetësit të BE-së për dialog në Nacionale.com dhe do ta kuptoni ku është katandisur Kosova. Tri vite dialog pa asnjë transparencë ndaj Kuvendit dhe qytetarëve. Marrëveshja e Brukselit/Ohrit, jo që nuk siguron njohje reciproke, por e kushtëzon progresin euro-integrues të Kosovës dhe njohjet e anëtarësimet e saj në organizata ndërkombëtare me themelimin e asociacionit”, shkroi Hoti.