Hoti: Kurti e ka dëmtuar dialogun në mënyrë të pakthyeshme, sot ka dialog vetëm për Asociacionin

Ish- kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur për udhëzimin administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit. Ai në një intervistë të shkrutër për Gazeta Blic ka theksuar se problemet politike nuk zgjidhen me siç tha ai, provizione ligjore. “Problemet politike zgjidhen me vizion e veprime politike. Provizionet ligjore për nisjen e […]

Hoti: Kurti e ka dëmtuar dialogun në mënyrë të pakthyeshme, sot ka dialog vetëm për Asociacionin
hoti:-kurti-e-ka-demtuar-dialogun-ne-menyre-te-pakthyeshme,-sot-ka-dialog-vetem-per-asociacionin

hoti:-kurti-e-ka-demtuar-dialogun-ne-menyre-te-pakthyeshme,-sot-ka-dialog-vetem-per-asociacionin

Ish- kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur për udhëzimin administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit.

Ai në një intervistë të shkrutër për Gazeta Blic ka theksuar se problemet politike nuk zgjidhen me siç tha ai, provizione ligjore.

“Problemet politike zgjidhen me vizion e veprime politike. Provizionet ligjore për nisjen e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave janë menduar për situata të caktuara, ku qytetarët mund të ndërmarrin nismë për shkarkim të kryetarëve të komunave, e jo për të zgjidhur kurthe politike”, ka theksuar ai.

Sipas tij, Kurti e ka dëmtuar dialogun në mënyrë të pakthyeshme.

“Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, sot nuk ka më dialog për njohje. Sot ka dialog vetëm për themelim të asociacion dhe për zgjedhje në komunat në veri për të kthyer kryetarët e Listës Serbe në krye të atyre komunave”, ka theksuar ai.

Intervista e plotë:

Qeveria dje miratoi një Udhëzim Administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri. A është zgjidhje ky udhëzim?

Avdullah Hoti: Problemet politike në veri të shkaktuara nga Serbia, e cila e futi në kurth Qeverinë e Kosovës për shkak të mungesës së vizionit për të reaguar mençur dhe në koordinim me aleatët, nuk zgjidhen me udhëzime administrative. Problemet politike zgjidhen me vizion e veprime politike. Provizionet ligjore për nisjen e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve të komunave janë menduar për situata të caktuara, ku qytetarët mund të ndërmarrin nismë për shkarkim të kryetarëve të komunave, e jo për të zgjidhur kurthe politike.

A mendoni se Qeveria Kurti po taktizon me këtë udhëzim që t’i ikë përgjegjësisë?

Avdullah Hoti: Fatkeqësisht, Qeveria Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut në mënyrë të pakthyeshme, siç i ka dëmtuar edhe shumë procese të tjera. Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, sot nuk ka më dialog për njohje. Sot ka dialog vetëm për themelim të asociacion dhe për zgjedhje në komunat në veri për të kthyer kryetarët e Listës Serbe në krye të atyre komunave. Me këtë qasje, Qeveria Kurti i ka bërë një dëm të madh Kosovës, pasi nga viti 2020 e këndej Kosova ka pasur dakordimin e aleatëve të dialogojë vetëm për njohje reciproke bazuar në parimet e integritetit territorial dhe ruajtjes së karakterit unitar dhe rendit kushtetues të Kosovës. Me Marrëveshjen e Ohrit, Qeveria Kurti e ka çimentuar një statu quo të re, e cila ka krijuar pasiguri për të ardhmen. Tanimë, Qeveria Kurti nuk ka hapësirë manovrimi.

Cila është zgjidhja e duhur për tejkalimin e situatës në veri?

Avdullah Hoti: Kam frikë se kthimi në normalitet dhe në pikën zero sa i përket dialogut, në pikën ku ishte dialogu në qeverinë paraprake kur dialogohej për marrëveshje finale për njohje dhe normalizim të plotë, do të jetë i vështirë në mos i pamundur.

Çka prisni nga takimi Kurti- Vuçiç më 14 shtator?

Avdullah Hoti: Nuk kam pritje. Siç e theksova më lartë, tani Kurti ia ka lidhur këmbët vetes dhe e ka mbyllur dialogun me Marrëveshjen e Ohrit. Nuk ka më hapësirë negocimi. Tani Kurti është i detyruar të dialogojë vetëm për zbatim për asociacionit dhe për kthim sa më parë të kryetarëve të Listës Serbe në krye të komunave në veri.