Hoti: Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit pretendohet për persona të zhdukur, do t’i nisim gërmimet

Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit, pretendohet se mund të ketë persona të pagjetur. Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti për Front Online ka thënë që menjëherë pas përfundimit të gërmimeve në Prekaz, gërmimet do të fillojnë edhe në lagjen  “Tusuz” në Prizren. “Në kohën që kemi qenë në lagjen Arbanë në […]

Hoti: Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit pretendohet për persona të zhdukur, do t’i nisim gërmimet
hoti:-ne-lagjen-“tusuz”-te-prizrenit-pretendohet-per-persona-te-zhdukur,-do-t’i-nisim-germimet

hoti:-ne-lagjen-“tusuz”-te-prizrenit-pretendohet-per-persona-te-zhdukur,-do-t’i-nisim-germimet


Në lagjen “Tusuz” të Prizrenit, pretendohet se mund të ketë persona të pagjetur.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti për Front Online ka thënë që menjëherë pas përfundimit të gërmimeve në Prekaz, gërmimet do të fillojnë edhe në lagjen  “Tusuz” në Prizren.

“Në kohën që kemi qenë në lagjen Arbanë në Prizren, në të njëjtën ditë kemi qenë edhe në lagjen Tusuz në Prizren, më saktësisht në varrezat e lagjes ‘Tusuz’, aty është një numër i madh i personave, sipas informatave gjithmonë po flas edhe aty pretendojmë t’i gjejmë disa persona të zhdukur. Pas përfundimit në Prekaz, ne planifikojmë atje natyrisht nëse koha merr, pastaj janë edhe dy lokacione të tjera që nuk e dimë nëse do të mund t’i përfundojmë në këtë vit sepse veçse jemi gati në dhjetor dhe koha mund të prishet”, u shpreh ai për Front Online.