Hovenieri viziton xhudistët kosovarë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vizituar Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë. “E shijova së tepërmi vizitën time në Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë për të parë xhudistët elitarë kosovarë duke u stërvitur”, ka shkruar Hovenieri në Twitter. “Munda që t’i uroj kampionet olimpike të Kosovës – pres që t’i shoh […]

Hovenieri viziton xhudistët kosovarë
hovenieri-viziton-xhudistet-kosovare

hovenieri-viziton-xhudistet-kosovare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vizituar Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë.

“E shijova së tepërmi vizitën time në Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë për të parë xhudistët elitarë kosovarë duke u stërvitur”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.

“Munda që t’i uroj kampionet olimpike të Kosovës – pres që t’i shoh këta sportistë të garojnë në Paris më 2024”.